PDK-ja cakton 14 majin, ditën për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor në Zvicër
Partia Demokratike e Kosovës pas disa muajsh angazhime për themelimin e nëndegëve në Kantonet e ndryshme ku jetojnë shqiptarët, tani ka vendosur që më 14 maj të mbajë Kuvendin Zgjedhor për Degën e PDK-së për Zvicër.
Për organizimin e këtij Kuvendit Zgjedhor, shefi i Departamentit të Diasporës në PDK, deputeti Elmi Reçica ka mbledhur këtë të diel në Fribourg të Zvicrës kryetarët e nëndegëve nga të gjitha kantonet.
Kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Zvicër e kanë zgjedhur sot edhe Këshillin për organizimin e Kuvendit Zgjedhor i cili do të udhëhiqet nga deputeti Elmi Reçica i cili është marrë nga fillimi me riorganizimin e strukturave të PDK-së në diasporë.
Reçica ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me 14 maj PDK do të konsolidoj plotësisht strujturat e saj përfaqësuese në shtetin mik të Zvicrës.
“Puna, përkushtimi dhe angazhimi i të gjitha strukturave të partisë për riorganizimin e PDK-së në Zvicër, po konkretizohet me themelimin e Degës së PDK-së në Zvicër, të cilës do t’i bashkohen një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, intelektualë të shquar, veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, të rinj e të reja, biznesmenë të suksesshëm. Së bashku do të punojmë për fuqizimin e mëtutjeshëm të PDK-së në Diasporë si dhe për rikthimin e saj në krye të shtetit, për të ia kthyer Kosovës dinjitetin dhe qeverisjen e mirë!”, ka thënë Reçica.
https://www.facebook.com/100044230999664/posts/548606103290418/?sfnsn=mo