PDK-ja cakton deputetin Isak Shabani kryetar i Degës në Podujevë
Memli Krasniqi sot ka mbledhur Kryesinë e PDK-së për diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për krizën e rëndë ekonomike.
Sipas komunikatës për media të lëshuar nga PDK-ja pas takimit, kreu i kësaj partie Memli Krasniqi i ka njoftuar anëtarët e Kryesisë për punën e kryetarëve të komunave ku udhëheqë kjo parti.
Poashtu në mbledhjen e sotme kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktoj udhëheqësinë e përkohshme në Degën e PDK-së në Podujevë, me kryetar Isak Shabani.
“Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, sot, Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktoj udhëheqësinë e përkohshme në Degën e PDK-së në Podujevë, me kryetar Isak Shabani.
Kryesia e PDK-së e ka autorizuar udhëheqjen e re të Degës në Podujevë që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e strukturës së Degës në të gjitha nivelet e saj”, thuhet në komunikatë.