PDK-ja dënohet 2 mijë euro nga PZAP-ja për videon e shkatërrimit me gërshërë të kartelës së LVV-së

18 janar 2025 | 14:07

Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PZAP-ja e ka cilësuar si të bazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për çfarë edhe ka vendosur që ta dënojë me 2 mijë euro gjobë PDK-në.

Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur për shkak të përdorimit të gjuhës dhe urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të PZAP-së, sekretari organizativ i PDK-së në Malishevë, Ruzhdi Kryeziu, kishte shpërndarë një video me qëllim të etiketimit të LVV-së me qëllim të nxitjes së urrejtjes ndaj këtij subjekti.

Në këtë video shfaqej një qytetar duke prerë me gërshërë kartelën e anëtarësimit të LVV-së.

Paneli i PZAP-së e ka cilësuar këtë veprim në kundërshtim me nenin 34 të LZP-së, për çfarë edhe ka vendosur që ta dënojë subjektin politik, PDK.

Partia Demokratike e Kosovës ka afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi për ta paguar gjobën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa…