PDK-ja dënohet sërish me 2 mijë euro nga Komuna e Prishtinës (Foto)
29 janar 2021
| 16:21
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur sërish me dy mijë euro për tubime me qytetarë në ambiente të mbyllura.
“Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë personave sesa lejohet; Maska jo; Distancë jo; Gjobë po!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.