PDK-ja dënon ashpër keqpërdorimin e imazheve të Thaçit dhe Veselit nga “Demokratët për Drenasin”

10 nëntor 2021 | 14:46

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dënuar ashpër keqpërdorimin e imazheve të ish-kryetarëve të PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nga ana “Demokratëve për Drenasit”, i cili sipas kësaj partie po përpiqet t’i mashtrojnë qytetarët e Drenasit në këto zgjedhje, duke keqpërdorur emrin dhe figurat e PDK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë qytetarët e Drenasit, pa dallim, që më 14 nëntor ta ndëshkojnë me votë këtë grupim individësh që synim kryesor e kanë dëmtimin e PDK-së në bastionin e saj tradicional.  Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje në Drenas ka vetëm një adresë – numrin 177 dhe kryetarin e Komunës, z. Ramiz Lladrovci”, është thënë në reagimin e PDK-së.

Reagimi i plotë i PDK-së:

Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër keqpërdorimin e imazheve të ish-Kryetarëve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nga ana e një grupimi politik që po përpiqet t’i mashtrojnë qytetarët e Drenasit në këto zgjedhje, duke keqpërdorur emrin dhe figurat e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë qytetarët e Drenasit, pa dallim, që më 14 nëntor ta ndëshkojnë me votë këtë grupim individësh që synim kryesor e kanë dëmtimin e PDK-së në bastionin e saj tradicional.

Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje në Drenas ka vetëm një adresë – numrin 177 dhe kryetarin e Komunës, z. Ramiz Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dani Alves mund të rikthehet në skuadrën e Barcelonës. Lajmi…