PDK-ja dhe AAK-ja arrijnë marrëveshje për qeverisje në Kaçanik
26 nëntor 2021
| 16:57
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur koalicion për të qeverisur komunën e Kaçanikut.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.
“Është arritur marrëveshja e koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës- dega në Kaçanik dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Për katër vitet e ardhshme AAK në Kaçanik do të jetë pjesë e qeverisjes sime lokale. Në takimin që pata me përfaqësuesit e kësaj partie, uruam për unitet e bashkëpunim për realizimin e projekteve dhe nismave në të mirë të qytetarëve. Suksese”, ka shkruar Ilazi në profilin e tij në “Facebook”.