PDK-ja dhe AAK-ja bëjnë koalicion në Vushtrri

07 nëntor 2021 | 15:50

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje koalicioni në qytetin e Vushtrrisë për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 14 nëntor.

Kështu u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga zëdhënësi i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri Lorik Maxhuni.

Me anë të kësaj marrëveshje AAK do ta mbështes PDK-në.

“Të zotuar në qeverisje të mirë, duke harmonizuar programet tona për Vushtrrinë e me besim se do të arrijmë të zhvillojmë më shumë qytetin tonë e të krijojmë vende të reja të punës kemi arritur koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – AAK dega në Vushtrri”.

“Këtë koalicion e kemi arritur për dy arsye, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për zhvillimin e Vushtrrisë. Jemi zotuar që ta respektojmë partnerin e koalicionit dhe implementojmë marrëveshjen që kemi për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Vushtrrisë”.

“Dalshim faqebardhë, na priftë e mbara”.

Në balotazhin e 14 nëntor për postin e kryetarit të Vushtrrisë do të garojnë, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Ferit Idrizi dhe kryetari aktual nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhafer Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma OnlyFans, ka bërë që shumë personazhe të njohura të…