PDK-ja dhe AAK-ja mbështesin marrëveshjen e Qeverisë për asistencën sociale

21 janar 2022 | 11:47

Kuvendi i Kosovës është duke e shqyrtuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

Këtë projektligj e ka prezantuar ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Me qellim të përmirësimit dhe targetimit të politikave për skemat sociale të familjeve në nevojë, ne si MF kemi nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare. Vlera totale pritet ta kap shumën prej 47 milionë euro dhe do t’i mundësojë Qeverisë që ta përmirësojë efikasitetin e asistencës sociale. Përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë shpenzimet e qeverisë të cilat shkojnë drejtpërdrejtë te familjet në nevojë si dhe avancimin e sistemeve të integruara sociale në mënyrë që në të ardhmen të ofrohet mundësi që të zgjerohet baza e asistencës sociale në përputhje me nevojat e qytetarëve”, ka thënë Murati.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kanë thënë se grupet e tyre parlamentare do ta mbështesin këtë projektligj.

Kundër këtij projektligji është shprehur LDK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hajdin Abazi Një miku im më tha “je bërë…