PDK-ja dhe AKR-ja arrijnë koalicion në Mitrovicë

11 shtator 2021 | 21:29

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka bërë me dije se ka arritur koalicion me AKR-në në këtë qytet.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se u bënë bashkë për Mitrovicën.

“U bëmë bashkë për Mitrovicën. U bëmë bashkë për t’iu shërbyer mitrovicasve me nder, dinjitet dhe përgjegjshmëri. I falënderoj strukturat drejtuese të AKR-së në Mitrovicë për besimin dhe mbështetjen që po më japin në garën për kryetar të Mitrovicës.
Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Zëvendëskryeministri për bisedime, paska arritur një pajtim…