PDK-ja dhe LDK-ja lëshojnë sallën e Kuvendit
Grupet parlamentare opozitare të PDK-së dhe LDK-së kanë deklaruar se nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, sepse pas gati dy orësh nuk ka kuorum nga për të vazhduar me votimet e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të pikave tjera të rendit të ditës.
Shefi i grupi parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se qëndrimi në sallë është i kotë pas gati dy orësh pa asnjë pikë të rendit të ditës pa u votuar.
“Ne si grup parlamentar kemi vendosur të mos vazhdojmë të qëndrojmë në sallë, sepse që gati dy orë asnjë pikë e rendit të votuar, shkaku i mungesës së deputetëve të pozitës për të vazhduar me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Prandaj, ne nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”, ka thënë Tahiri.
Të njëjtin mendim e ka ndarë edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
“Deputetët e pozitës nuk janë në sallë. Nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”, ka thënë Gashi.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë të gjithë deputetët të kthehen në sallë të vazhdojnë me raundit të dytë të votimit të amendamenteve të Projektligjit për bujqësi.