![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/0C8A281D-531F-4F95-A7AB-B7C7767E7AC0.jpeg)
PDK-ja dhe LDK-ja lidhin koalicion në Klinë
11 nëntor 2021
| 21:24
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje koalicioni për balotazhin që do të zhvillohet me 14 nëntor.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i degës së LDK-së në Klinë Islam Raci.
Me këtë marrëveshje LDK do ta përkrah kandidatin e PDK-së, Esad Racin.
Ai në raundin e dytë do të garojë përball kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Zenun Elezaj, i cili është njëherësh kryetar aktual i Klinës.