PDK-ja dhe Lëvizja për Bashkim nënshkruajnë marrëveshje koalicioni
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja për Bashkim (LB) kanë nënshkruar sot marrëveshje Koalicioni për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 6 tetor 2019.
Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim (LB) do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kjo marrëveshje është rezultat i një bashkëpunimi tradicional në mes të dy subjekteve politike.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vlerësuar lartë kontributin që Lëvizja për Bashkim (LB) ka dhënë në të kaluarën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Qeverinë e Kosovës por edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale.
“Në Qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga Kryeministri Kadri Veseli, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim do të jenë partnerë në luftën kundër korrupsionit dhe në angazhimet e tjera për të ardhmen e Kosovës”, është thënë në njoftimin e PDK-së.
/Epoka e re/