PDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për konfiskimin e pasurisë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën.
“Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në grupin punues, me arsye se konsiderojnë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën. Duke pretenduar të aplikohet konfiskimi përmes procedurës civile, zbatuar hetim nga një agjenci jashtë sistemit të drejtësisë do të cenohet në esencë liritë dhe të drejtat e garantuar me kushtetutë”, ka thënë Beqa.
Projektligji për byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme është miratuar me votat e 66 deputetëve.
Gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, krahas me deputetët e shumicës, kanë votuar për. /EO