![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/prishtina-5-scaled.jpg)
PDK-ja do ta ketë postin e nënkryetarit të Prishtinës dhe pesë drejtori
05 janar 2022
| 10:44
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë.
Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se PDK-ja me ketë marrëveshje do të ketë pesë drejtori dhe postin e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Fehmi Kupinën për kryesues të Kuvendit Komunal, me ç’rast është krijuar edhe Komisioni për Verifikim.