PDK-ja do të ketë 26 deputetë, analisti Vela tregon se cilës parti i hiqet një deputet
02 nëntor 2019
| 17:33
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për 5 vota do t’i ketë 26 deputetë, duke e dëmtuar për një deputet më pak LDK-në.
Lajmin e ka bërë me dije analisti politik, Blerim Vela.
LV-ja do të këtë 31 deputetë, LDK 29, PDK 26, AAK-PSD 14 deputetë.
Postimi i plotë i Velës në “Facebook”:
PDK-ja për 5 “vota fiktive” merr mandatin e 26-të, në dëm të LDK-së!
Për shkak të shumë pyetjeve rreth asaj se pse PDK-ja 26 e LDK-ja 29, përgjigjen e keni në foton e bashkengjitur. Për me marr mandatin e 30-të, LDK-së i duhen edhe 286 vota, me kushtin që PDK-së nuk i shtohet numri i votave.