PDK-ja doli e para në zgjedhje, Vlora Çitaku poston foto me djalin e Thaçit

15 nëntor 2021 | 00:01

Pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) doli partia e parë në zgjedhjet lokale me numrin më të madh të komunave të fituara, nënkryetarja e saj, Vlora Çitaku, në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar një fotografi me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçin, Endritin.

Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës më 14 nëntor fitoi Komunën e Prizrenit me kandidatin Shaqir Totaj, Drenasin me Ramiz Lladrovcin, Dragashin me Shaban Shabanin, Kaçanikun me Besim Ilazin dhe Vushtrrinë me Ferit Idrizin.

Ndërkaq më 17 tetor fitoi katër komuna: Mitrovicë e Jugut (Bedri Hamza), Ferizaj (Agim Aliu), Skenderaj (Fadil Nura) dhe Han i Elezit (Mehmet Ballazi).

Gjithsejtë nëntë komuna të fituara nga PDK-ja në zgjedhjet lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas përfundimit…