PDK-ja dorëzon në KQZ listën e kandidatëve për deputetë
07 shtator 2019
| 00:22
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Ky parti e ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) këtë listë në momentin e fundit.
Pas dorëzimit të listës askush nga përfaqësuesit e PDK-së nuk janë prononcuar për media.
Mbetet të shihet se kush janë 110 kandidatët e PDK-së për deputetë.