PDK-ja duhet të ndërroj mënyrën e funksionimit

05 dhjetor 2017 | 14:16

Nga: Hysen Beqa

Zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike nuk duhet t’i ndërrojnë gjithë njerëzit ,por mënyrën e funksionimit.

Partia Demokratike si parti e madhe në këto 19 vite ,e më e madhja në 10 vitet e ekzistencës së Kosovës si shtet i pavarur ,në zgjedhjet e fundit lokale u radhit e dyta me një diferencë të ngushtë me të paren në nivel vendi.
Zgjedhjet e brendshme duhet të kenë si qëllim kryesor rigjenerimim e organeve të saj drejtuese si në:rini,grua,kryesi dhe këshillin drejtues të saj!
Rigjenenerimi nuk duhet të kuptoj largimin e të “vjetërve”,por prurje të reja të zëshme në ato organe ku nuk kanë funksionuar. Marrim shembull rininë që nuk ka qenë fokus i Partisë Demokratike për shkak se organet drejtuese të rinisë janë pothuajse të një gjenerate që nuk mund të llogaritet e tillë,respektivisht ska pas qasje në moshat 18 deri 25.
Partia Demokratike duhet të ndryshoj logjikën e veprimit të saj në fushën e meritokracisë e poashtu të kërkoj përgjegjësi nga figurat kompetente që i ka pozicionuar në organe të partisë dhe në institucionet politike të shtetit.
Kjo nënkupton përgjegjësi partiake, por edhe shtetërore.
Zgjedhjet e brendshme duhet të fokusohen më së shumti në prurjen e gjeneratave të reja nga mosha 18 e lartë,ndërsa ato më të vjetrat t’i mbaj si kuadro me përvojë në fushën e politikëbërjes.Njëkohësisht si parti duhet të koncentrohet në respektimin reciprok të parnerëve të saj.
Viti 2018 duhet të jetë vit i konsolidimit të organeve të reja të Partisë Demokratike si parti që është e shtrirë në të gjithë territorin e republikës së saj dhe që ka një elektorat të madh dhe të përgjegjshëm por edhe shumë kërkues të përgjegjësive për krerët e saj.
Partia Demokratike e ka një lider vizionar që ndoshta në këto rrethana partinë edhe mund ta shohim me një tkurrje të vogël,por kjo mënyrë e veprimit dhe perfeksionimi i saj do t’a rikthej atë si parti të parë në zgjedhjet e ardhshme qendrore.Pra ,nuk ka vend për diskutim ndërrimi i liderit por përmirësimi i mënyres së funksionimit.
Kryetari aktual zt.Kadri Veseli është më i duhuri në kohë të duhur!
Viti 2019 duhet të jetë vit i përgaditjeve për zgjedhje nacionale në të cilat Partia Demokratike si parti serioze duhet të garoj e vetme ,me një listë serioze të shtrirë në të gjithë vendin me njerëz të njohur dhe të dëshmuar në profesionet e tyre. Kuptohet që pa asnjë kusht të garoj me kandidatin e saj për kryeminstër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Partia Demokratike duhet të ofroj rreth vetes edhe kuadro jashtë procesit të zgjedhjeve të brendshme.
Lidershipi partiak duhet të mbrojë me të gjitha mjetet e saj ligjore e politike partinë nga akuzat shpërfillëse e denigruese disa vjeçare ndaj strukturave dhe elektoratit të saj .Kjo doemos duhet të ndodh, sepse nuk mund të pranojmë që një elektorat i tërë apo një popull të quhet i korruptuar e inkriminuar për fajin e ndonjë individi të caktuar.Pra,duhet të reagoj ashpër ndaj shpifjeve kundër saj dhe të mbrohet me të gjitha mjetet e mundshme juridike.
Natyrisht se edhe dalja në opozitë duke garuar si e vetme do të garantoj një opozitë konstruktive,në respektim të institucioneve të shtetit për dallim nga kjo opozitë që kemi sot(praktikë kjo e dëshmuar nga Partia Demokratike kur ka qenë para 10 viteve si parti opozitare).
Duke parë mënyrën e politikëbërjes së partive aktuale,të papërgjegjshme dhe shumë ofenduese për demokracinë,mendoj se me një përkushtim serioz dhe të sinqertë padiskutim Partia Demokratike do jetë parti fituese.
Partia Demokratike duhet të vazhdoj të jetë aleat i fuqishëm i Shteteve të bashkuara të Amerikës .

 

(Autori është antëtar i Këshillit Qendror të PDK-së)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Sabile Keçmezi-Basha Me rastin e dekorimit me urdhrin “Hero…