PDK-ja e “dridhë” Skënderajn
Skënderaj ka pritur kandidatin për kryeministër të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj ka qëndruar në Skenderaj, ku bashkë me kryetarin e Degës së PDK-së, Sami Lushtakun dhe kandidatët për deputetë të kësaj zone, kanë takuar familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj.
Salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë të interesuarit për të qenë në këtë takim.
Hoxhaj e Lushtaku premtuan përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe rritje të pensioneve për këto kategori.
Statusi i Lushtakut:
Me kryeministrin në ardhje, profën Enver Hoxhaj, takuam familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj. Së bashku premtuam përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe rritje të pensioneve për këto kategori.
Mbështetja për PDK-në është masive nga kategoritë e dalura nga lufta. Me këtë mobilizim kaq masiv do të dalim.