PDK-ja fillon Javën e Mërgatës
18 korrik 2022
| 11:49
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se PDK-ja nga sot deri më 22 korrik ka hapur dyert për mërgatën.
Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka njoftuar se në këtë periudhë, prej orës 09:00 deri në orën 17:00, bashkëatdhetarët do t’i presë së bashku me deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.
“Të dashur bashkatdhetarë, Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar Javën e Mërgatës me dyer të hapura për pritjen Tuaj, kush dëshiron t’i vizitojë ambientet e Selisë Qendrore të PDK-së”, ka shkruar kryetari i PDK-së.