PDK-ja fiton edhe Hanin e Elezit

17 tetor 2021 | 22:51

Kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi ka arritur të fitoi garën zgjedhore në komunën e Hanit të Elezit.

Pas numrimit të 100% të votave, Ballazhi ka marrë 2 485 vota ose 50.98%, ndërsa kandidati i pavarur, kryetari aktual Rufki Suma ka marrë 2 070, ose 42.47%.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Sherif Berisha ka marrë 319 vota ose 6.54%.

Refki Suma si kandidat i pavarur ka qeverisur tri mandate nga katër vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një…