PDK-ja fituese e zgjedhjeve lokale në Kosovë, i fitoi 9 komuna

14 nëntor 2021 | 21:48

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është fituese e zgjedhjeve lokale në Kosovë pasi ka arritur t’i fitojë 9 komuna.

Nga nëntë komunat e fituara, PDK-ja ka siguruar udhëheqjen e tri kryeqendrave, Mitrovicës dhe Ferizajit në raundin e parë, ndërsa në balotazh ka arritur ta rikthejë besimin edhe në komunën e Prizrenit.

PDK në raundin e dytë gjithashtu ka fituar, po ashtu edhe  në komunën e Vushtrrisë, atë të Drenasit, Kaçanikut dhe Dragashit.

Në raundin e parë, PDK gjithashtu kishte arritur fitoren edhe në komunën e Skenderajit dhe Hanit të Elezit.

Kështu, PDK-ja bëhet partia fituese e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka humbur zgjedhjet lokale…