PDK-ja formon shtabin zgjedhor edhe në shtetet e Beneluksit dhe riaktivizon nëndegët
Dje, në një takim virtual të zhvilluar mes veprimtarëve dhe aktivistëve politikë të PDK-së në shtetet e Beneluksit dhe Departamentit për Diasporë në PDK, u formua shtabi zgjedhor i PDK-së për këto shtete.
Drejtori i Departamentit për Diasporë në PDK, Elmi Reçica në këtë takim ka theksuar përsëri se përmes pakos së PDK-së për diasporën do të rikthehet vëmendja politike dhe institucionale për bashkatdhetarët tanë.
“Arsyeja e rikthimit të PDK-së në diasporë është përcjellja e së vërtetës për Kosovën, e vërtetë kjo e cila është deformuar qëllimshëm”, ka thënë Reçica.
Drejtues të degës dhe shtabit zgjedhor të PDK-së në shtetet e Beneluksit u zgjodhën Liridon Thaçi, Bedri Podrimqaku dhe Bekim Syla.
Njëri ndër udhëheqësit e këtij shtabi, Liridon Thaçi duke u zotuar për angazhim maksimal për mobilizimin e elektoratit të PDK-së në diasporë ka njoftuar Departamentin për Diasporë për organizimin strukturor të PDK-së në të gjitha shtetet e Beneluksit.
Po ashtu, dje në Bazel të Zvicrës është riaktivizuar nëndega e PDK-së për Bazel dhe Bazeland, Sant Lui të Francës dhe zonën kufitare gjermane me qytetet Lôrach, Weil am Rejn e Rejnfelden.
Kryetar i kësaj nëndege u zgjodh është zgjedhur Qemajl Rexhepi, ndërsa kryetar i shtabit zgjedhor Xhavit Bajraktari.