PDK-ja fton Kurtin në interpelancë për rastin e ambasadorit Martin Berishaj

12 qershor 2023 | 14:14

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti në interpelancë për ambasadorin Martin Berishaj, i dyshuar për përfshirje në një skandal financiar në Slloveni.

Lajmin për thirrjen e Kurtit në interpelancë në Kuvendin e Kosovës, e ka bërë me dije të hënën Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së.

Sipas Tahirit, kryeministri Kurti duhet të japë sqarime për mosshkarkimin e Berishajt.

“Sa i përket çështjes së Martin Berishajt, ju njoftoj se kryetari Memli Krasniqi ka bërë një kërkesë për interpelancë për kryeministrin lidhur me mosveprimin e tij që ta shkarkojë z. Berishaj. Ju e dini që z. Berishaj është përfshirë në një mega-skandal financiar. Kryeministri Kurti, është duke tentuar ta amnistojë atë”, ka thënë Tahiri.

Megjithatë, kjo interpelancë nuk do të ndodhë sepse nuk do të ketë seancë të re në Kuvendin e Kosovës këtë javë.

Të hënën, ka dështuar të caktohet seanca e radhës e Kuvendit për shkak të dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja ekonomike botërore do të përmirësohet në mënyrë të moderuar…