PDK-ja fton në debat parlamentar Kurtin dhe Gërvallën
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ftuar në debat parlamentar kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla për zhvillimet në politikën e jashtme.
Lajmin e ka bërë me dije shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Në këtë seancë e kemi ftuar në debat parlamentar kryeministrin Kurti dhe Donika Gërvallën. Kemi një mori vërejtje lidhur me zhvillimet e politikës së jashtme. Ka pasur skandale të njëpasnjëshme nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe një heshtje totale nga kryeministri Albin Kurti. Ftojmë kryeministrin dhe ministren Gërvalla të ballafaqohen. Mënojmë se duhet me pasur një reflektim mbi zhvillimet e politikës së jashtme të Qeverisë Kurti”, ka thënë Tahiri.