PDK-ja: Gjaku i dëshmorëve të UÇK-së është ADN-ja e shtetësisë së Kosovës
Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së në Prizren: Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj- Gutaj, Kadri Kryeziu, Gresë Baraliu, Alban Bislimaj, Veton Firzi dhe Kastriot Krasniqi, të shoqëruar nga shefi i shtabit zgjedhor Shaqir Totaj dhe strukturat e degës, ditën e parë të fillimit të fushatës zgjedhore e kanë nisë, duke bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.
Kandidatët për deputetë, nga varrezat e dëshmorëve në Landovicë kanë theksuar se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve, neve kandidatëve për deputetë na obligon që të marrim përgjegjësi për ndërtimin e shtetit përmes #Rimëkëmbjes së vendit dhe inkuadrimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë.
Ata në fjalën e tyre kanë theksuar se sot në ditën e parë të fillimit të fushatës, po ndihen të hendikepuar me mungesën e krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, por jemi të bindur se ata do të kthehen fitimtar, sepse ashtu siç ditën të luftojnë për çlirimin e Kosovës, ashtu do të dinë ta mbrojnë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.
“Ashtu siç e ka liria e Kosovës emrin e UÇK-së, ashtu edhe ardhmëria e Kosovës ka emër, e ky emër është PDK, që çdo herë do të jetë thellësisht e mbështetur në gjakun e dëshmorëve të kombit, sepse gjaku i dëshmorëve të UÇK-së është ADN-ja e shtetësisë së vendit. Pas Landovicës, kandidatët për deputetë për Parlamentin e Kosovës, të shoqëruar me anëtarë tjerë të Shtabit Zgjedhor të PDK-së në Prizren, duke i zbatuar rregullat dhe masat e përcaktuara nga KQZ dhe institucionet shëndetësore për pandeminë, kanë bërë homazhe edhe pranë busteve të dëshmorëve në Prizren dhe kanë vizituar disa familje të dëshmorëve”, ka njoftuar Dega e PDK-së në Prizren.