PDK-ja gjobitet përsëri me 2 mijë euro për mosrespektim të masave anti-Covid
03 shkurt 2021
| 16:52
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është gjobitur përsëri nga Inspektorati në Prishtinë për thyerjen e masave anti-Covid.
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se PDK-ja është gjobitur me 2000 euro.
“Askush mbi ligjin!” ka shkruar ai
Gjoba është shqiptuar për tubimin në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.