PDK-ja humb 2 deputetë, nuk kalon 9% në diasporë, mbetet me vetëm 23 deputetë 

02 mars 2025 | 13:20

Shkruan: Astrit Gashi:

Zgjedhjet nuk janë vetëm një garë për pushtet, por edhe një pasqyrë e besimit të qytetarëve ndaj një partie. Dhe në këtë pasqyrë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka parë një reflektim të zymtë nga diaspora. Humbja e dy deputetëve ishte ndoshta skenari më i keq i mundshëm, por ajo që është edhe më e rëndë, është mesazhi që ky rezultat përçon: një parti që dikur dominonte skenën politike, sot nuk arrin të mobilizojë as 20 njerz në një degë!

Megjithatë, në vend që të reflektojë mbi këtë disfatë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me një siguri që sfidon realitetin, deklaron se “në asnjë mënyrë nuk shkojmë me Vetëvendosjen” – thuajse Vetëvendosja kishte nevojë për PDK-në për të qeverisur e cila e vetme ka 49 deputetë!

Një tjetër paradoks i madh i këtyre zgjedhjeve? Faton Peci, i vetëm, ka marrë dyfishin e votave të gjithë PDK-së së bashku në diasporë, ndërsa kandidatët e PDK-së në diasporë, disa biznesmenë që leje që si votuan punëtorët e tyre por numri i votave tregon diçka edhe me keq. Kjo është një tregues i qartë se si janë ndërtuar degët e PDK-së jashtë vendit ku me shumë po dalin udhëtime e takime se sa vota për partinë.

Në një botë ku përgjegjësia politike do të kishte peshë, dorëheqja e të gjithë kryesisë së PDK-së do të ishte e vetmja rrugë logjike. Një fushatë e dobët, e udhëhequr pa vizion dhe pa kontakt me elektoratin, i dha Albin Kurtit një rezultat që ndoshta as ai vetë nuk do ta kishte imagjinuar, madje as në ëndrrat më optimiste.

Në fund, rezultatet janë të qarta: diaspora i dha mbi 50% të votave Vetëvendosjes, mbi 30% LDK-së, ndërsa PDK-ja mbeti në vetëm 9%, pasuar nga AAK-NISMA me 5%. Nëse këto shifra ndjekin trendin ne rezultatin final do të jenë një Tsunami për PDK-në
Rezultati final pritet të jetë:
VV – 49 deputetë, PDK – 23, LDK – 20, AAK-Nisma – 8.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti kosovar, Roni Klisurica është bërë me skuadër të re.…