PDK-ja i shkon për ngushëllime familjes Musliu pas vdekjes së ish-ushtarit të UÇK-së, Liman Musliu

12 nëntor 2024 | 20:15

Një delegacion i PDK-së, partisë më të madhe opozitare, ka vizituar konakun e familjes Musliu, pas vdekjes tragjike të ish-ushtarit të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Liman Musliu.

Në mesin e delegacionit ishte edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

PDK-ja e ka vlerësuar lartë ish-ushtarin e njesitit special të UÇK-së “Tigrat e Zi”.

“Gjatë gjithë jetës së tij, para, gjatë dhe pas luftës, Limani jetoi me krenarinë e shërbimit ndaj atdheut.

Vdekja e tij tragjike na ka pikëlluar të gjithëve” – thuhet në njoftimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar bizneset në Suharekë,…