PDK-ja: Jemi partner i besueshëm i aleatëve tanë strategjikë ndërkombëtarë
Gjatë javës së kaluar dhe në fillim të kësaj jave, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar ambasadorë dhe shefa të misioneve të huaja diplomatike në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për situatën politike në vend, rezultatin e zgjedhjeve, hapat e ardhshëm, si dhe rolin e PDK-së si liderja e re e opozitës.
PDK-ja përmes një njoftimi për media ka treguar se Hoxhaj ka mbajtur takime me ambasadorin e Austrisë Christoph Weindinger, ambasadoren e Finlandës Pia Stjernvall, ambasadorin e Norvegjisë Jens Grondahl, shefen e UNKT-së Ulrika Richardson, si dhe ambasadoren e Maqedonisë së Veriut Shpresa Jusufi.
“Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë partner i besueshëm i aleatëve tanë strategjikë ndërkombëtarë”, është bërë me dije në njoftimin e kësaj partie.