
PDK-ja ka vënë si prioritet forcimin e rolit të gruas në shoqëri e vendimmarrje
10 shtator 2020
| 21:47
Iniciativa e Departamentit për Politika Gjinore në PDK, e udhëhequr nga deputetja Blerta Deliu, po vazhdon aktivitetin e saj “Gratë për Gratë” nëpër Kosovë.
Përmes kësaj platforme, Partia Demokratike e Kosovës ka vënë si prioritet forcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe në vendimmarrje.
Në dy takimet e fundit, në Shtime dhe Lipjan, deputetja Deliu e shoqëruar nga gratë tjera aktiviste të PDK-së, kanë takuar një numër të madh të grave në këto dy komuna dhe u kanë ofruar atyre tërë mbështetjen e kërkuar për avancimin e kërkesave të tyre.