
PDK-ja kandidon Isni Kilajn për kryetar të Malishevës
05 korrik 2021
| 14:10
Isni Kilaj do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Malishevës nga radhët e PDK-së.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë Kilaj.
“E kam marr besimin nga dega e PDK-së në Malishevë dhe shumë shpejtë pritet që të aprovohet nga kryesia në Prishtinë”, ka thënë Kilaj.
Kilaj ka qenë në krye të Malishevës para ndarjes së PDK-së dhe formimit të NISMA-s.
Që atëherë komunën e Malishevës e drejton Ragip Begaj i NISMA-s Socialdemokrate.