PDK-ja kërkon edhe dy komisione hetimore, njërin për tekstet shkollore dhe tjetrin kontratat njëburimore
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga mazhoraca që të reflektojë në lidhje me propozimin e themelimit të dy komisioneve hetimore.
Ai ka bërë me dije se PDK-ja do të propozojë themelimin edhe të dy komisioneve hetimore parlamentare, atë për tekstet shkollore dhe për kontratat njëburimore.
“Ajo që ishte me e habitur ishte refuzimi për votimin e Komisionit për hetimin në lidhje me humbjen e mostrave të rastit Dehari. Është një rast që është keqpërdorur shumë nga LV-ja. I bëj thirrje kësaj mazhorance që të votojë një komision të tillë. Kërkoj që të mos refuzohet sepse ne do ta përsërisim një gjë të tillë. Do t’i iniciojmë edhe dy komisione hetimore tjera. Ne do të kërkojmë që ta kemi një hetim parlamentar për tekste shkollore. Grupi parlamentar i PDK-së ka arritur që t’i përmbledh kontratat një burimore, do të kërkojmë një komision hetimor që do të hetojë këto kontrata burimore. Këto kontrata janë burimi i korrupsionit në Kosovë”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. /EO