PDK-ja kërkon nga pushteti të reflektojë karshi kërkesave të policisë, zjarrfikësve dhe veteranëve të UÇK-së
01 dhjetor 2023
| 11:35
Shefi i grupi parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në deklarimin për medie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka folur për buxhetin e shtetit , duke thënë se mazhoranca duhet të reflektojë karshi disa kërkesave.
Ai ka kërkuar nga qeveria Kurti që të reflektojë ndaj kërkesave të policisë, zjarrfikësve dhe veteranëve të UÇK-së.
“Sa i përket buxhetit, si grup parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i kërkojmë mazhorancës që të reflektojë karshi kërkesave të Policisë së Republikës së Kosovës, karshi kërkesave të zjarrfikësve, karshi kërkesave të disa kategorive sociale të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe karshi kërkesave të veteranëve që të plotësohen ato dhe të amandamentohet buxheti”, ka thënë Tahiri.