PDK-ja kërkon që të votohet sot Ligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme
28 qershor 2018
| 11:19
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar nga deputetët e opozitës në Kuvend, që të përcaktohen për një datë definitive për të kaluar Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Ai ka propozuar që ky projektligj të votohet në seancën e sotme.
“Ta kalojmë sot në parim këtë ligj, kur të dojë opozita për herën e dytë le ta thonë një datë, le të përcaktohen. Mos thoni këqyrim, sepse ajo do të thotë në nëntor”, është shprehur Krasniqi.