PDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për faljen e borxheve ambalazhueseve të ujit dhe mesazhet e Mihalit me Krasniqin
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka bërë me dije se kanë kërkuar që nesër (e mërkurë) të mbahet seancë e jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se arsyeja e thirrjes së kësaj seance është falja e borxheve të ambalazhueseve të ujit dhe mesazhet ndërmjet Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
“Nesër kemi ftuar seancën e radhës, seancë e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar edhe një komision hetimor në të cilën nuk është votuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Çështjen e borxheve të ambalazhuesve të ujit, kjo nuk është votuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Dëmi që është shkaktuar është 11 milionë euro. Çështje tjetër e rëndësishme është çështja e përgjimeve në sektorin e energjisë elektrike”, ka njoftuar Tahiri.