PDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme, Tahiri: Të shkarkohet kryeshefi dhe bordi i KEK-ut

24 prill 2023 | 12:12

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka bërë me dije e ky subjekt politik ka ftuar për të mërkurën një seancë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.

Tahiri ka kërkuar që të shkarkohet kryeshefi  dhe bordi i KEK-ut.

“Nga ora 11:00 mendojmë të fillojë seanca, për këtë janë 40 nënshkrime nga deputetët e opozitës, do ta ftojmë edhe kryeministrin Albin Kurti për të folur për arrestimet dhe zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në KEK. Është diçka e paprecedentë që të mbrohet një kryetar i cili është i arrestuar dhe në paraburgim. Ai akoma nuk është shkarkuar, duhet të shkarkohet edhe bordi i KEK-ut. Po ashtu, kemi pasur një mbrojtje ndaj këtij drejtori nga pozita dhe vet kryeministri Albin Kurti”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe…