PDK-ja kërkon shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj
28 prill 2022
| 10:51
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta shkarkojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas dyshimeve për skandal financiar.
Deliu-Kodra, në emër të PDK-së, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Berishajt, duke thënë se qëndrimi i tij si ambasador, është dëm i madh për Kosovën.
Ajo ka thënë se Presidenca e Qeveria nuk duhet ta mbrojnë, por ta shkarkojnë Berishajn.