PDK-ja kërkon të ndërpritet seanca derisa të themelohet Komisioni Hetimor për Energjinë
05 maj 2022
| 10:55
Shefi i Grupit Paralamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit ka theksuar se që dy muaj janë duke provuar të themelojnë Komisionin Hetimor Parlamentar për Energjinë.
Ai ka thënë se themelimi i këtij komisioni është e drejtë kushtetuese e tyre.
“Prandaj, sot, ne kërkojmë që të mos vazhdohet me këtë seancë, e cila edhe ashtu është ftuar pa dakordimin e opozitës, pa themeluar komisionin hetimor. Asnjëherë nuk ka ndodhur që shumica të pengoj themelimin e një komisioni të tillë. Prandaj, sot, ne jemi të vendosur që ta realizojmë këtë të drejtë – ndryshe, prezenca jonë këtu nuk ka kurrfarë kuptimi”, ka thënë Tahiri