PDK-ja konfirmon vizitën e Krasniqit në ShBA për Lutjet e Mëngjesit
29 janar 2023
| 11:10
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëtojë në fillim të javës së ardhshme për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë informacion e ka konfirmuar Zyra e Komunikimit të PDK-së.
Siç njofton PDK-ja, Krasniqi është i ftuar të marr pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit. PDK-ja njofton se Krasniqi do të zhvillojë atje edhe takime tjera në Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Ai po ashtu do të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat”.
Kjo është vizita e dytë e Krasniqit brenda pak muajsh në SHBA, pas asaj që kishte në muajin nëntor të vitit të kaluar.