PDK-ja kujton heronjtë Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar heronjtë Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 38-vjetorin e rënies së tyre.
“Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin ndër trimat patriotë që, nëpër dekadat e përpjekjeve të popullit të Kosovës për çlirim, zemra u rrahte vetëm për Atdhe. Në historinë e lavdisë së Kosovës, që të dy zënë vend në piedestal. Si intelektualë, veprimtarë e organizatorë të aktiviteteve kundër pushtuesit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në luftën për liri”.
“Në këtë ideal, në luftë frontale me policinë serbe, të dy ranë dëshmorë në mesnatën e 11 janarit të vitit 1984, për t’u shndërruar në flakën e pashuar të janarit, e cila ndriçoi rrugën e secilit atdhetar deri në ditën e çlirimit. Lavdi jetës dhe veprës së heronjve tanë!”, është thënë në deklaratën e PDK-së.