PDK-ja kundër zgjedhjeve të reja

22 prill 2020 | 17:02

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se partia që drejton është kundër zgjedhjeve të reja.

Veseli në takimin me liderët e partive politike që po mbahet nën drejtimin e presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se PDK-ja do të mbetet në opozitë.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk është që kjo qeveri të vazhdojë mandatin dhe as nuk është për zgjedhje të reja në këtë kohë të pandemisë.

Sipas tij, pas një situate të mëvonshme atëherë do të diskutohet tema për zgjedhje të reja.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK),…