PDK-ja largon Kabil Hajdarin nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Viti
Partia Demokratike e Kosovës e ka larguar Kabil Hajdarin nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Komunën e Vitisë, pas raportimeve se ai ka qenë i akuzuar për korrupsion.
Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’i verifikojë të gjithë anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore, të cilët do t’i zbatojnë aktivitetet zgjedhore në nivelet lokale të pushteteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
“Si subjekti më i madh politik në vend, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur një standard të ri etik, që asnjë zyrtar i saj me aktakuzë të konfirmuar për korrupsion, nepotizëm apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion publik.
Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që ta ruaj këtë standard dhe i falënderon të gjithë qytetarët dhe mjetet e informimit për kontributin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive negative në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftimin e PDK-së.