PDK-ja lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, kjo është arsyeja
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije që se bashku me nënkryetarin e Kuvendit, Bedri Hamza, kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të ofendimeve që kanë marr nga ushtruesja e shefit të Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“Lëshuam mbledhjen e Kryesisë për shkak të pamundësisë për të vazhduar më shumë, për shkak të ofendimeve që vijnë nga shefja e Grupit Parlamentar më të madh, Mimoza Kusari. Një frymë e njëjtë po vazhdon edhe sikurse ishte në seancën e javës së kaluar ku ky pushtet po tenton me ngulm t’i ofendojë deputetët e opozitës, t’ia ndalë fjalën atyre dhe të mos i trajtojë agjendat tona si parti opozitare në Kuvend”, ka thënë Tahiri.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është duke u mbajtur për të vendosur në lidhje me kërkesën për interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.