PDK-ja, LV-ja dhe Lista Serbe dorëzojnë emrat në KQZ për kryetar të komunave veriore  

18 prill 2019 | 23:24

Kanë mbetur edhe më pak se një orë për aplikim të certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Burime të gazetës “Epoka e re” brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë konfirmuar se deri më tani vetëm Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lista Serbe kanë dorëzuar emrat për certifikim të kandidatëve të tyre për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, do të mbahen më 19 maj.

Sipas të dhënave jopërfundimtare, numri i votuesve në këto katër komuna është: 58 mijë e 520 votues, apo 1 mijë e 507 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga studimi i fundit i variablave të tregtimit të mineraleve,…