PDK-ja, LV-së: Siguroni 37 nënshkrime e hajdeni tek ne në zyre, me 61 vota qeveria shkon në shtëpi
09 tetor 2020
| 15:39
Në Kuvendin e Kosovës janë duke vazhduar diskutimet në lidhje me punën 100-ditëshe të qeverisë.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka bërë edhe njëherë thirrje Vetëvendosjes që në momentin që kjo parti i siguron 37 vota për mocionin, partia e Kadri Veselit do të ia jep ato të mbetura.
Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, ka thënë se është koha që qeveria Hoti të “ecë në shtëpi”.
“Konsideroj që është momenti që kjo qeveri me shkuar në shpi. Kolegët që kanë nis një nismë në mocion, nëse e keni seriozisht merrini 37 nënshkrime, ua sigurojmë na 40, dhe me 61 qeveria shkon në shtëpi. Sillni 37 nënshkrime, hajdeni në zyre të grupit parlamentar, vijat i keni fshi”, u është drejtuar Haxhiu, deputetëve të Vetëvendosjes.