
PDK-ja: Masakra e Izbicës na e rikujton çdo vit çmimin e shtrenjtë të lirisë që ka paguar populli ynë
28 mars 2025
| 11:54
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar martirët e masakrës së Izbicës, në 26-vjetorin e rënies së tyre.
Në një postim në “Facebook”, PDK-ja ka deklaruar se me dhembje kujton 147 martirët e rënë nga regjimi kriminal serb.
“Kjo masakër na e rikujton çdo vit çmimin e shtrenjtë të lirisë që ka paguar populli ynë. Familjarët e viktimave dhe shoqëria jonë nuk do të ndalen kurrë së kërkuari drejtësi për këto krime të rënda. Kosova nuk harron asnjëherë!”, është thënë në përkujtimin e PDK-së.