
PDK-ja mban konferencë për medie në orën 16:00
23 maj 2019
| 15:00
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, në orën 16:00 do të mbajë një konferencë për medie në selinë qendrore të kësaj partie.
Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim e PDK-së, por nuk ka treguar arsyet e mbajtjes së kësaj konference
Veseli në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës sot në një konferencë për medie pas publikimit të video incizimeve ku shihen disa persona të dyshuar për vepra kriminale duke marrë para dhe duke u thirrur në emrin e tij, ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe drejtësisë, të cilat sipas videove të publikuara në media, i kanë pasur këto video qe 6 vite dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ligjor.
/Epoka e re/