PDK-ja mban konventën rajonale në Gjakovë për barazi gjinore 50/50 (video)
18 qershor 2023
| 16:11
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke vazhduar me mbajtjen e konventave rajonale për promovimin e platformës për barazi të plotë gjinore 50/50 që është iniciuar nga kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.
Konventa e dytë rajonale e platformës “Bashkë! 50/50, këtë herë do të mbahet në Gjakovë.
“Bashkë, do të udhëtojmë në çdo qytet – deri në plotësimin e misionit për barazi gjinore në struktura dhe vendimmarrje”, është thënë në video-prezantimin e konventës rajonale të PDK-së në Gjakovë.