PDK-ja mban zgjedhjet e brendshme në Rezallë
Qindra banorë të Rezallës kanë zgjedhur të shtunën strukrurat drejtuese të PDK-së në fshatin e tyre. Në hapje të këtij kuvendi zgjedhor kanë marrë pjesë udhëheqës të lartë të degës, deputetë dhe ministra e zëvendësministra të PDK-së në Qeverinë e Kosovës.
Të pranishmëve me fjalë pershëndetës u janë drejtuar kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ministri Abelard Tahiri dhe zëvendësministri Fadil Nura.
Kryetari Lushtaku i ka falënderuar banorët e Rezallës për kontributin e tyre gjatë luftës së UÇK-së si dhe për besimin që i kanë dhënë PDK-së që nga themelimi. Ai i ka ftuar banorët e Rezallës që të jenë pjesë aktive e PDK-së duke marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme.
Banorët e Rezallës, anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së në mënyrë demokratike kanë zgjedhur strukturat drejtuese të nëndegës dhe delegatë për Kuvendin e Degës.
Kryetar i nëndegës së PDK-së në Rezallë është zgjedhur Sami Aruqi.
Edhe ky kuvend zgjedhor është organizuar nga Komisioni Zgjedhor i Degës, ndërsa është monitoruar nga Komisioni Qendror Zgjedhor i PDK-së.